Guardiola: Messi nuk do të gjejë kurrë një vend më të mirë sesa Barcelona

30 prill 2021 | 12:31

Tifozët e Barcelonës po presin me padurim rinovimin e Leo Messit. Ylli argjentinas ndodhet në vitin e fundit të kontratës, teksa rikthimi i Joan Laportës në krye të klubit katalanas ka rikthyer shpresat e zgjatjes së bashkëpunimit me kapitenin.

TVE ka transmetuar një dokumentar për “pleshtin”, rreth të cilit flet edhe Pep Guardiola. Trajneri i Manchester City, një katalana puro dhe një adhurues i madh i Leo Messit, uron që ky i fundit të mos largohet nga “Camp Nou”.

“Shpresoj që Messi ta mbyllë karrierën te Barcelona. Ai nuk do të gjejë kurrë një vend më të mirë sesa aty ku ndodhet aktualisht”, ka deklaruar trajneri i Manchester City, një ndër klubet e interesuara për 33-vjeçarin nga Rosario.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar lista e plotë e nominimeve të mbrëmjes më…