Guardiola zbulon “Iniestën” e Cityt

27 shtator 2018 | 12:42

Manchester City zbulon një talent, të cilin në Angli nuk ngurrojnë ta krahasojnë me Andres Iniestën.

Fil Foden është vetëm 18-vjeçar, ndërsa shkëlqeu në ndeshjen e Kupës së Ligës, të fituar 3-0 përballë Oxfordit. Talenti i rritur në Akademinë e Cityt u përfshi në aksionet e golave të shënuar nga Jesus dhe Marhez, përpara se ta festonte golin e parë zyrtar me fanellën e “Citizens”.

“Nuk do të them se Fil do të bëhet Iniesta i ri, sepse Andes është ndër lojtarët më të mirë që kam parë dhe nuk dua ta vendos djaloshin në presion. Natyrisht se Foden ka kualitetin për të luajtur në 10 vjetët e ardhshëm te City”, ka thënë Guardiola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të mbajtjes së referendumit në Maqedoni, Lidhja Demokratike…