Guvernatori i Nju-Jorkut e bën testin për koronavirus para publikut

18 maj 2020 | 08:23

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, të dielën bëri një test për koronavirus gjatë konferencës së tij direkte në televizion dhe i bëri thirrje çdo kolegu në Nju Jorku me simptoma ose që i ishte ekspozuar ndaj virusit ta ndiqte shembullin e tij.

“Ju nuk duhet ta bëni të vështirë atë test” tha ai gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të konferencës së tij të përditshme para publikut.

Konferencat shpesh informuese të Cuomos janë ndjekur nga mijëra shikues qëkur Nju Jorku u shfaq si pikë e nxehtë e COVID-19 në ShBA., me më shumë se 350 000 raste dhe më shumë se 22 000 vdekje të konfirmuara.

“Duhet të jesh i zgjuar, solidar, i disiplinuar. Duhet ta duash veten, familjen tënde, njujorkezët”, tha ai pasi një infermiere me kostumin mbrojtës, maskë dhe mburojë në fytyrë, e bëri Cuomon t’i mbyllë sytë ndërsa i futi një shtupë në hundë për t’i marrë një mostër.

“Nëse nuk jam këtu nesër, kjo do të thotë se kam rezultuar pozitiv”, bëri humor guvernatori. Ai është testuar disa herë më parë, por kurrë përpara publikut.

Cuomo tha se kriteret për t’u testuar ishin zgjeruar për të përfshirë jo vetëm ata me simptoma të gripit, por edhe njerëzit që kthehen në punë, personelin mjekësor dhe atë të infermierisë, dhe të gjithë ata që ndërveprojnë me publikun në punë ose që janë ekspozuar ndaj një personi të sëmurë.

“Ne nuk kemi mjaftueshëm njujorkezë që vijnë për t’u testuar”,  që  është me rëndësi jetike pasi pjesë të shtetit po rihapin bizneset, tha guvernatori.

Më vonë, Cuomo iu drejtua “Twitter”-it për ta nënvizuar mesazhin e tij, duke thënë: “Është i shpejtë, i lehtë dhe pa dhimbje. Kur e bëra unë, bëje edhe ti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot (e hënë) do ta…