Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje

18 maj 2020 | 08:20

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot (e hënë) do ta zhvillojë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 11:00.

Zyra për Informim e Kuvendit ka njoftuar se për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 në këtë mbledhje nuk do të lejohen mediat të marrin pjesë.

“Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për media”, është bërë me dije në njoftimin për media.

Rendi i ditës i mbledhjes është ky:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të kryesisë së Kuvendit,
  2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
  3. Të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prill të vitit 1999 forcat e UÇK-së, pas një…