Kurti: Me shërbimet e reja digjitale, institucionin po e sjellim te qytetari në vend se anasjelltas

03 nëntor 2026 | 16:05

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se në kuadër të veprimeve për transformimin digjital në Republikën tonë, sot kanë lansuar Platformën Kombëtare të Identitetit Elektronik (eID), Kuletën Digjitale (Digital Wallet) dhe aplikacionin për nënshkrim elektronik (eSign).

Ai ka thënë se identifikimi elektronik u mundëson qytetarëve të dëshmojnë identitetin e tyre në mënyrë të sigurt në mjedisin digjital.

“Kuleta digjitale krijon mundësi për përdorimin e identitetit dhe kredencialeve, ndërsa nënshkrimi elektronik mundëson firmosjen e dokumenteve pa pasur nevojë për letër dhe prani fizike. Përmes platformës eKosova, sot qytetarëve dhe bizneseve u ofrohen mbi 330 shërbime digjitale, duke reduktuar nevojën për vizita në institucione, dokumente fizike dhe procedura të panevojshme. Tani, me identitetin dhe nënshkrimin elektronik, po lëvizim drejt gjithnjë e më shumë shërbimesh që mund të përfundohen tërësisht në mënyrë digjitale. Me zgjerimin e shërbimeve, për bashkatdhetarët tanë do të krijohen më shumë mundësi për të kryer punë nga vendet ku jetojnë e punojnë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka shtuar se identiteti dhe nënshkrimi elektronik, bashkë me kuletën digjitale, janë hapa të rëndësishëm drejt një administrate publike që organizohet e funksionon sipas nevojave të qytetarëve, me shërbime të shpejta, të thjeshta e të sigurta, gjithnjë e më shumë të qasshme kudo e kurdo, ku qytetarët dhe bizneset e kanë më të lehtë të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin dhe me shtetin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së…