Guvernatori i Teksasit del kundër Bidenit për vaksinimin e obligueshëm

12 tetor 08:15

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që ua ndalon të gjithëve, përfshirë kompanitë private, bërjen e vaksinimit të obligueshëm në këtë shtet të ShBA-së.

Politikani që vjen nga radhët e Partisë Republikane, që është në opozitë në pushtetin qendror, është një ndër udhëheqësit më të zëshëm kundër bërjes së vaksinimit kundër Covid-19 të detyrueshëm.

Ai ka hartuar dekrete ë ngjashme që nga fillimi i pandemisë, por kjo është hera e parë kur në urdhër përfshihen edhe punëdhënësit privatë dhe klientët e tyre, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Abbott bëri thirrje që vendimin e tij ta votojnë për ta shndërruar në ligj. “Vaksina për Covid-19 është e sigurt, efektive dhe mbrojtja jonë më e mirë kundër virusit, por ajo duhet të mbetet vullnetare dhe kurrë e detyrueshme”, thuhet në deklaratën e guvernatorit.

Urdhri i tij paraqet kundërshtim të qartë të presidentit demokrat, Joe Biden, i cili muajin e kaluar u bëri thirrje kompanive që vaksinimin ta bëjnë të detyrueshëm për stafin e tyre.

Urdhrat ekzekutiv të shteteve të ShBA-së e bartin forcën e ligjit, por mund të bëhen të pavlefshëm përmes një shqyrtimi gjyqësor, nëse vlerësohen se janë shkelje e ligjeve dhe kodeve shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ekonomia gjermane bazohet tek eksportet dhe Gjermania kryeson në…