Guvernatori Mehmeti merr mbështetje nga presidenti i BaFin-it

29 maj 2018 | 11:27

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë vizitës zyrtare në Bonn dhe Frankfurt të Gjermanisë ka takuar presidentin e Autoritetit Federal Mbikëqyrës Financiar (BaFin), Felix Hufeld.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti e ka informuar presidentin e BaFin-it, Hufeld, lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar në përgjithësi dhe sektorin bankar në veçanti.
Guvernatori Mehmeti gjithashtu ka shprehur falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që BaFin-it dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga ana tjetër, presidenti i BaFin-it, Felix Hufeld, ka uruar guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e guvernatorit të BQK-së duke i uruar mirëseardhje në BaFin dhe e ka siguruar atë për përkrahje dhe bashkëpunim të mëtejmë mes të dy autoriteteve.
/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita është kampione e Kosovës, skuadër kjo që do ta…