Guvernatori Mehmeti: Qytetarët mund të lëvizin me automjete vetëm me sigurim (VIDEO)

28 prill 2020 | 20:52

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmet, ka thënë se deri sa Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve vazhdojnë të jenë të mbyllura, qytetaret mund të lëvizim me automjetet e tyre vetëm me policën e sigurimit.

Ai ka thënë se gjendja në Industrinë e Sigurimeve si pasojë e pandemisë COVID-19 është shumë e keqe.

Ai ka thënë se gjendja në Industrinë e Sigurimeve si pasojë e pandemisë COVID-19 është shumë e keqe.

“Primi i shkruar bruto ka ra, d.m.th prej 1 deri më 15 mars i kemi mbi dy milionë euro primin e shkruar bruto, ndërsa prej 15 deri më 31 mars diku 620 mijë euro, që realisht ishte dashur të jetë primi i shkruar bruto prej pesë milion euro”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Sipas tij, përkundër krizës dhe gjendjes së rëndë financiare si pasojë e mungesës së hyrave, kompanitë e sigurimeve deri më tash kanë paguar më shumë se 10 milionë euro dëme. “Shfrytëzoj rastin të iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që për mundësinë dhe lehtësirat që u janë dhënë, se mund të dalin me automjete të paregjistruar për derisa janë të mbyllura Qendrat e Regjistrimit. Gjatë kësaj kohe mund të lëvizin vetëm me policë të sigurimit. Është obligative që të keni policën e sigurimit, marrë parasysh faktin që dëmet janë shumë të larta dhe ato duhet të paguhen nga kompanitë e silurimeve. Deri më tani janë paguar mbi 10 milionë euro dëme nga kompanitë e sigurimeve”, u shpreh ai./rtv21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në facebook, në këtë gjigand të komunikimint bashkëkohorë…