LAVDI, NDERIM E RESPEKT NË FACEBOOK

28 prill 2020 | 20:43

Ismet Sylejmani

Në facebook, në këtë gjigand të komunikimint bashkëkohorë e modern, është bërë tradicionale që kudo e nga kushdo të ketë postime nga më të ndryshmet!

Por në facebook, në këtë medium të komunikimit masiv elektronik botërorë, ku janë miliarda lexues të cilët shohin pa mbarim dhe shkruajnë e janë aktiv me postimet e tyre gjithanshëm, në mes tjerash postohen edhe fotografitë dhe portretet e Heronjëve dhe Dëshmorëve, postohen fotot dhe vendet e të masakruarve dhe të të zhdukurve nëpër histori, e veçanërisht bëhen postime të kohës së luftës lavdimadhe të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së!

Gjithashtu në mediumin më masiv elektronik botërorë facebook, postohen edhe shkrime, artikuj e opinione, analiza e fejtone, poezi, tregime, novela e romane nga më të ndryshmet, nderimi e respekti për Heronjtë e Dëshmorët, për të masakruarit e të zhdukurit, luftëtarët e lirisë, për invalid e veteranë, për patriot e liridashës të ndryshëm!

Nuk ka orë apo edhe minutë, ditë ose edhe javë, pra kurdo që të kyqesh në facebook, dhe mos të të dalin, zingjirë i pandërprerë, varg i pafund, figura e personalitete të mëdha të kombit,heronjë e dëshmorë, të masakruar e të zhdukur, varre heronjësh e dëshmorësh, varreza masive të të masakruarve dhe gërmime vendesh për dyshime të varrezave të të pagjeturve, foto e portrete për patriotë e pseudopatriotë, për atdhetarë e tradhëtarë, për ish-të burgosur politik e personalitete të ndryshme me kontribute të mëdha në shërbim të popullit shqiptar, Atdheut e Kombit!

Çdo pjestarë i popullit shqiptar kudo që jeton e kudo që gjendet, me çfarëdo angazhimi e kontributi për popullin, Atdheun e Kombin, duhet të mos e kalojë asnjë, ama bash asnjë foto e portret Heroi e Dëshmori, të masakruari e invalidi, pa ia shkruar një LAVDI për të rënët për liri ose NDERIM e RESPEKT për invalidët, të rrahurit, të torturuarit e të maltretuarit, për mësuesit e profesorët, për ish-të burgosurit politik e për tërë shtresat ardhetare e patriotike, kontributëdhënëse për çlirim nga Serbia pushtuese dhe veglat e saja!

Pasi që jeta është bërë shumë intenzive dhe na ka rrëmbyer me tërë përmbajtjen e sajë të fuqishme dhe të ndërlikuar, dhe nuk është e mundur të gjendesh pranë çdo vendëprehje ku pushojnë eshtrat e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, pasi mungojme pa dëshirë dhe nuk është e mundur që të jeshë në çdo përvjetorë e nderim që organizohet, atëherë së paku ta shënojmë LAVDI kur na dalin me fotot dhe portretet e TYRE në facebook, dhe kështu nga largë të bëhemi pjesë aktive e nderimit permanent në çdo sekondë e minutë, në çdo orë e javë, në çdo muaj e vit!

I dashur dhe i nderuar pjestarë i popullit shqiptarë kudo që gjendesh, kur ta shohësh në facebook fotografinë ose portretin e Heroit Kombëtar Skenderbeu e të Kryelavdisë së Kombit Enver Hoxha, të plakut të Pavarësisë Heroit të Kombit Ismail Qemali e të Kryeministrit të Shqipërisë Heroit të Kombit Hasan Prishtina, të Tribunit të Vegjelisë Heroit të Kombit Bajram Curri e të Heroit të Kombit Isa Boletini, të Heroit të Kombit Luigj Gurakuqi e të Heroit të Kombit Azem Galica, të Heronjeve të mëdhenj të Kombit Jusuf Gervalla e Kadri Zeka, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fadil Vata, të Komandantit legjendar Adem Jashari e të Gjeneral Fehmi Lladrovci, të Gjeneral Hamëz Jashari e të Gjeneral Luan Haradinaj, të Komandant Zahir Pajaziti e të Komandant Mujë Krasniqi, të Komandant Agim Ramadani e të Komandant Sali Çeku, të Gjeneral Bekim Berisha e të Gjeneral Bedri Shala, të Gjeneral Abedin Rexha e te Gjeneral Ilaz Kodra, Heroinat e Jasharajve, Heroina Xheva Krasniqi e Heroina Hanumshahe Abdullahu, Heroina Mirvete Maksutaj e Heroina Fatime Hetemi, Heroina Azë Brahimaj e Heroina Hyra Emini, Heroina Antigona Fazliu e shumë të tjera, e shumë të tjerë…, shkruaje më së paku LAVDI, NDERIM ose RESPEKT!

Mos e lejo vetën që kur ta shohësh foton dhe të të shpëtojë e të të kalojë pa një like!
Por si mund ta bësh like e të mos e shkruash më së paku LAVDI!
Pra shkruaje LAVDI!

Duke e shkruar LAVDI, NDERIM e RESPEKT , nderon jo vetëm gjakun e derdhur për liri, jo vetëm Heronjët e Dëshmorët, jo vetëm të masakruarit e të zhdukurit, jo vetëm të plagosurit e lirisë, jo vetëm veteranët e ish – të burgosurit politik, jo vetëm të gjithë ata që kanë bërë të mira për popullin, Atdheun e Kombin, për njerëzimin e planetin, por nderon edhe familjen Tënde, nderon femijët Tuaj, nderon Nënën dhe Babën, nderon Motrën dhe Vëllaun, nderon fisin dhe lagjen, nderon fshatin dhe qytetin,nderon shokët dhe shoqet miqtë dhe bashkëpunëtorët!

Shqiptarë kudo që jeni e ngado që shkoni, kudo që qëndroni e me çkado që merreni!
Kur të futesh në fb, mos prito në mos më shumë, së paku një like dhe një LAVDI, një like dhe një NDERIM ose RESPEKT!

Nuk është shumë kjo, por është nderim, është respekt e është madhështi, është krenari e është lavdi për gjakun e derdhur për liri!

Edhe përmes kësaj matet nderimi ndaj të rënëve për liri dhe të të gjallëve, që Atdheut e Kombit, ia kanë bërë shërbimin me dashuri e sinqiritet, me kompetencë e me seriozitet!

Pra shkruaje LAVDI, NDERIM e RESPEKT dhe në ato momente mendoje Nanën që të ka dhënë gji, por gjithashtu mendoj edhe ato Nëna që kanë mbetur me duar në gji, që kanë mbetur të vetme në jetë, sepse ju janë vrarë djemtë dhe vajzat, ju janë masakruar e ju janë zhdukur femijët e tyre nga dhuna e terrori barbarë i pushtuesve serb!

Dhe mos harro se patriotizëm e dashuri, nuk është vetëm me sherby për Komb e për Atdhe, për popull e për shqiptari, por në mes tjerash është edhe duke e shkruar në çdo foto e në çdo portret në fb, jo vetëm LAVDI e NDERIM, por edhe FALEMINDERIT PËR GJITHEÇKA QË KE DHËNË PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN, PËR ATDHEUN E PËR KOMBIN!

Shkruaje LAVDI dhe shkruaje NDERIM, për Heronjtë dhe Dëshmorët, shkruaje pa hezitim e pa përtesë, sepse LAVDI e NDERIM shënohet për ata që të gjitha ia kanë dhënë e i kanë falur popullit, Atdheut e Kombit, por edhe për ata që nuk kanë kursyer asgjë e kanë dhënë gjithëçka!

Kurdo e kudo që e shkruan më së paku LAVDI e NDERIM, jo vetëm nderon por edhe bëhesh i nderuar, sepse familja jote, femijët, nipërit e mbesat, kusherinjtë e fisi, shokët dhe shoqet, miqtë e bashkëpunëtorët t’i lexojnë e t’i shohin, prandaj edhe të nderojnë e të qmojnë më shumë, të respektojnë e të duan më tepër!

Pra duke e shkruar LAVDI e NDERIM në postimet e fotografive e portreteve të dëshmorëve që shfaqen të postuar në facebook, godasim edhe mbi armiqt e tradhetarët!

Me LAVDI e NDERIM vendosim edhe një vulë në faqet e historisë sonë të lavdishme, të cilat përgjithmonë do të jenë të varuara në murin gjigand të nderit e të krenarisë shqiptare!

LAVDI!
NDERIM!
RESPEKT!

Prishtinë, më 29 Prill 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i PSG-së, Naser Al-Kelaifi paralajmëroi se skuadra e tij…