Presidenti i PSG-së: Ndeshjet e LK-së do t’i zhvillojë jashtë Francës

28 prill 2020 | 20:40

Presidenti i PSG-së, Naser Al-Kelaifi paralajmëroi se skuadra e tij do të kërkojë t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi të Ligës së Kampioneve jashtë Francës.

Pas vendimit të qeverisë franceze se nuk do të ketë aktivitete sportive në vend deri në muajin shtator, presidenti i klubit parizien u shpreh se për shkak të këtij urdhëri të kryeministrit Eduard Filip, PSG-ja do të tentojë të zhvillojë takimet e radhës në Ligën e Kampionëve në një shtet të huaj.

“E respektojmë vendimin e qeverisë franceze. Në marrëveshje me UEFA-n, kemi si synim që të vazhdojmë të marrim pjesë në këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Nëse nuk është e mundur që takimet tona të luhen në Francë, atëherë ne do të luajmë jashtë vendit duke siguruar shëndetin e lojtarëve dhe të stafit teknik”, bëri me dije presidenti i PSG-së.

Pas ndalimit të aktiviteteve sportive në vend, kampionati francez duhet të shpallë tashmë kampionin e këtij edicionin, skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve dhe të Europës, ekipet që bien nga elita dhe ato që do të ngjiten në Ligë 1 për sezonin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti francez, Robert Herbin ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare,…