Ndërroi jetë legjenda e futbollit francez

28 prill 2020 | 20:30

Ish-futbollisti francez, Robert Herbin ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, transmeton zeri.info

Ai kishte qenë i suksesshëm edhe si trajner, derisa e kishte dërguar në finale të Ligës së Kampionëve klubin e Saint Etiennet.

Herbin vdiq të hënën në spital, derisa ishte i sëmurë prej kohësh.

Herbin numëron më shumë se 400 ndeshje me Saint Etiennen, një nga klubet më të mëdha në Francë dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares franceze, që shkoi në gjysmëfinale të Evropianit të vitit 1960.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se…