Guvernatori të mërkurën do të raportojë për çështjen e dinarit në Komisionin për Buxhet

12 mars 2024 | 18:20

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, të mërkurën, do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Buxhet, pas rregullores së këtij institucioni të pavarur, e cila ndër të tjera ndaloi edhe përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës.

Raportimi i Ismailit në këtë komision vije pas kërkesës së opozitës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, potencoi se Ahmeti ndër të tjerë në Komision do të pyetet lidhur me “pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë”.

“Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore”, ka shkruar Hoti në platformën sociale, Facebook.

Shqetësues, sipas Hotit, mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores.

“Por, pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
XHENETA DASHEVCI, shpall të PAVLESHME diplomen e shkolles së mesme…