“Ha pasta”, hiti i dy vëllezërve shqiptarë në Gjermani (Video)

21 tetor 2022 | 21:28

Mergo dhe Mafiozzo, këta janë emrat artistikë të dy vëllezërve nga Gjilani që po bëjnë bujë në Gjermanin me talentin e tyre për muzikë.

“Ha pasta” është hiti i fundit i tyre.
Grupi i tyre quhet “Mafiozzo Gang”, ndërsa projektet e tyre në gjuhën shqipe po bëjnë bujë kudo në Gjermani e më gjerë.

Mërgim Hyseni me prejardhje nga Gjilani i njohur si Mergo kishte pasur suksese edhe në disa filma duke qenë protagonist në disa role filmike, por që asnjëherë nuk i është shkëputur muzikës.

Shumë projekte të suksesshme janë regjistruar deri më tani, por që artistët nga Kosova nuk e kanë plan të ndalen.

Mergo dhe Mafiozzo kanë paralajmëruar fansat se së shpejti do të ketë projekte të reja nga ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Osmani zgjodhi gjuhën angleze për ta mohuar ekzistencën e…