Haaland arrin shifrën më të lartë në tregun e lojtarëve
02 tetor 2024
| 14:14
Erling Haaland vlerësohet tashmë 200 milionë euro, shifër kjo e mbajtur më parë vetëm nga Kylyan Mbappe. Është “Transfermarkt”, që u vendos vlera lojtarëve në bazë të paraqitjeve të tyre dhe sulmuesi norvegjez ka barazuar rekordin e Mbappe.
Asnjë lojtar më parë nuk ka pasur shifër më të lartë. Ylli i Manchester Cityt po spikat dhe këtë sezon si në të kaluarit. Haaland ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje të luajtura të Premier Ligë, ndërsa po ashtu ka gjetur rrjetën 1 herë në Ligë e Kampionëve ku janë luajtur dy takime. Vetëm 24-vjeçar, Haaland ka gjithë vëmendjen. Aktualisht është prej sulmuesve më efektivë.