Haalandi kreu ekzaminimet mjekësore në mënyrë të fshehtë

10 maj 2022 | 11:46

Më shumë konfirmime vijnë për transferimin e afërt të Erling Haaland te Manchester City. Sipas të përditshmes belge “DH”, sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund ka kryer ekzaminimet mjekësore në Bruksel me kreun e stafit mjekësor të Manchester Cityt, Edu Mauri për të përfunduar fazën e parafundit të mbërritjes së tij në Angli.

Zyrtarizimi i blerjes së lojtarit pritet të ndodhë në momentin kur City të sigurojë matematikisht titullin kampion në Ligën Premier.

Ndërkohë, gazetari italian i specializuar në lëvizjet e merkatos, Fabrizio Romano, këmbëngul se njoftimi nga Citizens do të jepet këtë javë.

Klubi anglez ka mposhtur konkurrencën e shumë klubeve evropiane, mbi të gjitha Real Madridin dhe Barcelonën.

Tashmë testet mjekësore të finalizuar në mënyrë të fshehët janë kompletuar dhe Haaland mund të quhet lojtar i Manchester Cityt.

Ai do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2027, ndërsa menjëherë do të aktivizohet edhe klauzola mbi 200 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shqiptarë kanë dalë para një gjykate gjermane për shkak…