Hafiz Gagica pritet të emërohet ambasador në Berlin

20 qershor 2021 | 00:19

Në Berlin të Gjermanisë pritet të emërohet ambasador një nga njerëzit më të afërt të Presidentit, tanimë të ndjerë, Ibrahim Rugova.

IndeksOnline mëson nga burime zyrtare, të cilat dëshirojnë të mbesin anonime, se Hafiz Gagica do të emërohet shumë shpejt ambasador në Berlin.

Gagica më 1990 ishte përfaqësues i LDK-së e pastaj i Qeverisë së Republikës së Kosovës në Europë.

Ai ishte një nga kontribuesit e mëdhenjë të Internacionalizimit të çështjes së Kosovës në Europë dhe më gjerë.

Kjo i kishte bërë të mundur Gagicës që të ketë një sërë kontaktesh me struktura politike të Qeverisë Gjermane, por edhe një përkrahje të gjerë të diasportës. Gagica është edhe mik i mirë i ministres së MPJD-së, Donika Gërvalla.

Shqiptarët në Gjermani emërtimin e Gagicës në Berlin e vlerësojnë lartë duke thënë se ky do të jetë një përfaqësim dinjitoz i tyre.

Teknologjitë e reja që i bëjnë ushqimet në frigorifer të qëndrojnë të freskëta më gjatë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edita Sopjani gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka…