Teknologjitë e reja që i bëjnë ushqimet në frigorifer të qëndrojnë të freskëta më gjatë

18 qershor 2021 | 12:03

Sa herë keni hedhur ushqimet e papërdorura, të skaduara në mbeturina ose që kanë ndryshuar shije dhe teksturë vetëm se ju i harruat që i kishit apo nuk i dalluat mes shumëllojshmërisë së ushqimeve të tjera në frigorifer?

Organizimi i keq i frigoriferit dhe ruajtja e gabuar e ushqimit na kushton më shumë para seç është e nevojshme, por gjithashtu këto janë një nga shkaktarët kryesorë për gjenerimin e një sasie shqetësuese të mbetjeve ushqimore. Agjencia e Kombeve të Bashkuara të Ushqimit dhe Agrikulturës, paralajmëron se nëse sasia e ushqimeve të pa konsumuara që përfundon si mbetje do të ishte një shtet më vete, do të renditej i treti në botë bazuar në sasinë e gazrave shkaktare të ndotjes së mjedisit.

Organizimi është gjysma e punës

Organizimi i mirë i frigoriferëve zvogëlon përqindjen e ushqimit që ka skaduar. Për të siguruar një vizibilitet më të mirë, duhet të ndiqen disa këshilla. Eksperienca tregon se ndarjet e sipërme të frigoriferit janë ideale për ruajtjen e ushqimit që mund të konsumohet menjëherë, niveli i mesëm është më optimali për ruajtjen e nënprodukteve të qumështit, ndërsa ndarja e poshtme është për produktet e mishit dhe peshkut. Ndarja anësore konsiderohet më e përshtatshme për artikujt që përdorni më shpesh – salcat, lëngjet ose erëzat.

Krijimi i zonave brenda frigoriferit ju ndihmon të vini re se çfarë ka në të më shpejt, por edhe për të shmangur ndotjen e ndërsjellët të ushqimit. Përzierja e papërshtatshme e ushqimeve që prodhojnë etilen dhe që janë më delikate, të tilla si shpargu, sallata ose brokoli, mund të çojë në pjekje të parakohshme dhe madje edhe në kalbje të tyre. Është e nevojshme që ushqime të tilla të ruhen në mënyrën e duhur. Seria Samsung RB7300 ka një ndarje Optimal Fresh+ që mund të ndahet në dy zona me temperatura të ndryshme. Një sirtar shtesë Humidity Fresh+ ju lejon të rregulloni lagështinë optimale dhe në këtë mënyrë ruan freskinë e frutave dhe perimeve të ndjeshme më gjatë.

Mbështetuni në teknologjitë e reja

Ne mund të kemi trashëguar nga brezat e vjetër zakonin e ruajtjes së ushqimit në pjesën e sipërme të frigoriferëve për t’u ftohur më mirë, por prodhuesit e frigoriferëve sot projektojnë teknologji në mënyrë që temperaturat frigoriferike të jenë të njëjta në të gjitha nivelet, duke na lënë mundësinë të shfrytëzojmë në maksimum çdo hapësirë të frigoriferit. Seria e frigoriferëve Samsung RB7300T me teknologjinë e ftohjes All-Around dhe boshtet e ventilimit të përpunuara me kujdes lejojnë ftohje të barabartë në të gjitha pjesët e frigoriferit, si dhe ftohje të barabartë të së gjitha ushqimeve tuaja të ruajtura në shtatë nivelet e ndarjeve, gjë që lejon më pak konsum të energjisë. Teknologjia No Frost ndalon formimin e akullit dhe eliminon nevojën për shkrirjen e frigoriferit gjatë muajve të ngrohtë.

Mos dyfishoni artikujt

Megjithëse duket e qartë, blerjet spontane dhe blerjet e ushqimeve  pa një listë të parapërgatitur janë shkaktari kryesor për mbingarkesën e frigoriferit dhe hedhjen e ushqimit. Një sondazh i kryer nga Samsung në Europë tregon se deri në 48 për qind të ushqimeve të blera përfundojnë në kosha plehrash. Prandaj, para se të shkoni për të bërë pazar, gjeni kohë për të parë mirë atë që tashmë është në frigoriferin tuaj, kështu që do shmangni riblerjen e produkteve. Një vështrim përgjithshëm në përmbajtjen e frigoriferit nuk mjafton, por duhet  një kontroll i detajuar i ushqimeve që keni lënë në fund të tij ose në ndarjet e veçanta. Me këtë lëvizje të thjeshtë, ju do të kurseni para, do të menaxhoni hapësirën në dispozicion në mënyrë më efikase dhe do të bëni diçka të mirë për planetin.

Shikoni më shumë informacion në lidhje me serinë e frigoriferëve RB7300T në: https://www.samsung.com/al/refrigerators/rb7300t-spacemax/

Frigoriferët Samsung No Frost aktualisht janë me zbritje speciale deri në 25%, me një garanci pesë-vjeçare (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci shtesë). Garancia 5 vjeçare (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci shtesë) është e vlefshme për frigoriferët e blerë deri më 31.5.2021. Ndërsa zbritja promocionale zgjat deri në 30 qershor 2021. Për më shumë informacion në lidhje me promocionin vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/cooling-promo-2021-xk/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Vjenë të Austrisë, sot do të mbahet Samiti i…