Hahni: Çështja e shkëmbimit të territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes Kosovë – Serbi

15 prill 2019 | 11:15

Komisionari për zgjerimit i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, javën e kaluar ka qenë në Uashington për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me homologët e tij të ShBA-ja.

Sipas tij, në luftërat e viteve ’90-ta dhe pasojat e tyre, Uashingtoni ishte në “vendin e shoferit” në rajon, jo Brukseli.

Sot, Hahni ka thënë e kundërta është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian në dhe në rajon, ka thënë ai, duke shtuar, “mendoj se ata janë mjaft të lumtur që ne jemi sot në krye të rajonit”.

Hahni ka folur edhe rreth marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe asaj që quhet sot Maqedonia Veriore, duke thënë se bashkë, ShBA-ja dhe BE-ja janë treguar të suksesshme, shkruan “The Washington Post”, transmeton “Klan Kosova”.

Disa që punojnë në rajon kanë shprehur shqetësimin se ajo që ata e shohin si ambivalenca e Uashingtonit ndaj saj është një forcë destabilizuese.

Vitin e kaluar, për shembull, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi, është thënë se mbështetën zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, e cila ka deklaruar në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, me një shkëmbim toke ose rregullim kufitar.

Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahni ka theksuar se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis dy vendeve do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

“Në këtë moment askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final. Një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj – nëse palët dëshirojnë”, citohet të këtë thënë Hahni.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Hahni.

Një marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve, ka thënë Hahni, do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në krye më parë për shkak të ndërhyrjes së NATO-s, ka deklaruar Hahni.

“Situata ka ndryshuar… Nëse shikoj në një kornizë më të gjatë kohore, ka përparim në rajon. Si shembull, sot midis Serbisë dhe Kosovës, disa përplasje, në të kaluarën, mund të kishin çuar lehtësisht në njëfarë dhune. Sot udhëheqësit marrin telefonin dhe e thërrasin njëri-tjetrin”, është shprehur Hahni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë zgjedhjen e…