Hahni në Davos takon Thaçin e Vuçiqin, diskutojnë për taksën dhe dialogun

24 janar 2019 | 18:24

Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Johannes Hahn, ka takuar të enjten në Davos të Zvicrës presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim është diskutuar për dialogun dhe për taksën që ka vendosur Kosova ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

Sipas komisionarit Hahni, Thaçi dhe Vuçiqu e dinë se zgjidhja e këtyre temave është e nevojshme.

“Kam parashtruar një propozim në të cilin do të trajtojmë të gjitha çështjet relevante tregtare në lidhje me Serbinë dhe Kosovën. Jam gati të drejtoj një intervistë të tillë”, është shprehur Hahn, duke shtuar se pret reagimin pozitiv nga dy presidentet.

Sipas tij, kjo do të nënkuptoj edhe vazhdimin e dialogut.

Në një intervistë për “N1.hr”, transmeton “lajmi.net”, Hahni ka thënë se gjatë takimit me Thaçin dhe Vuçiqin, që të dy e dinë se zgjidhja është shumë e nevojshme.

“Të dy e kuptojnë propozimin tim, edhe një herë i kam diskutuar në detaje me propozimin dhe në ditët e ardhshme pres përgjigjen e tyre pozitive. Ata e kuptojnë se Kosova dhe Serbia duhet patjetër të ulen për ta thirrur këtë tregti, ata i quajnë irritime, thjesht të shoqëruara, se ky është kusht themelor për vazhdimin e bisedimeve konkrete dhe dialogun konkret”, ka thënë Hahni.

Komisionari Hahn, ka thënë se nëse gjendet një zgjidhje dhe të vazhdohet dialogu, atëherë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë deri në fund të vitit.

“Për të shkurtuar historinë, jam i bindur se mund ta trajtojmë këtë problem dhe supozoj se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës mund të vazhdojë deri në fund të vitit”, ka thënë Hahni.

Duke folur për rajonin, ai ka theksuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës kanë përparuar dhe se ka pasur ngjarje në javët e fundit, të cilat në të kaluarën siç tha ai, veprimet e tilla kanë çuar në arritjen e armëve të njëri-tjetrit.

“Sot, presidentët e këtyre vendeve arrijnë të bisedojnë dhe të telefonojnë njëri-tjetrin”, ka thënë Hahni.

Sipas tij, këto janë disa lëvizje pozitive nëse shikohet një periudhë më e gjatë kohore.

“Natyrisht, në ndërkohë dhe nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka hapa prapa, por nuk duhet të lejojmë që të na dekurajojë. Vendimi i Kosovës për taksën është një hap i tillë prapa, dhe tani duhet të kërkohet një zgjidhje”, ka thënë Hahni.

Në këtë intervistë Hahni ka folur edhe për kushtet e BE-së për anëtarësim, sipas tij, kriteret tashmë janë të qarta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në…