Hajdari takoi drejtuesit e inspektorateve komunale, bisedojnë për masat e qeverisë

01 prill 2020 | 13:34

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari,  ka takuar drejtuesit e inspektorateve komunale dhe Inspektoratin e Tregut për t’u informuar rreth zbatimit të drejtë të urdhëresave dhe vendimeve të kësaj ministrie dhe të institucioneve qeveritare për të mbikëqyrë dhe funksionalizuar tregun në rrethanat e krijuara nga pandemia e virusit COVID-19.

Hajdari ka kërkuar nga inspektorët komunalë dhe nga inspektorët qendrorë që të jenë në shërbim të informimit, koordinimi dhe të funksionalizimit të tregut, respektivisht të bizneseve të marketeve dhe dyqaneve sipas urdhëresave të ministrisë në rrethanat e krijuar aktualisht.

Sipas njoftimit të MEPTINIS-it, inspektorët komunalë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe koordinuar me ministrinë për vendimet dhe urdhëresat që lëshohen nga kjo ministri dhe nga institucionet qendrore, në mënyrë që inspektorët të kryejnë inspektime dhe mbikëqyrje standarde të pikave tregtare në të gjitha komunat e Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim ka pasur kërkesa për informata më të detajuara se si të veprohet në marketet që kanë mallra me produkte të përziera.

Ministrja Hajdari ka informuar dhe u ka sugjeruar inspektorëve që çdo herë të veprohet, duke u mbështetur në vendimet dhe urdhëresat e ministrisë, duke u koordinuar edhe me mekanizmat mbështetës të policisë dhe me inspektorët tatimorë për të mos lejuar keqkuptime dhe keqinformime tek tregtarët.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kontinentin e Afrikës të gjitha shtetet raportojnë raste me…