Hajduti më i keq në botë (Video)

01 maj 2021 | 21:20

Një video nga kamerat e sigurisë të një dyqani në Britaninë e Madhe tregojnë tentativën e dështuar dhe qesharake të një hajduti për të vjedhur një telefon.

Manmeet Sing, pronari i një dyqani telefonash në Greater Manchester tregon se një person i hyri në dyqan dhe i kërkoi të shihte një iPhone 12 Pro Max.

Duke qenë se nuk kishte këtë lloj telefoni, ai i rekomandoi një tjetër. Hajduti e mori telefonin dhe me shpejtësi tentoi të largohej nga dyqani, por shumë shpejt e kuptoi se dera ishte elektrike dhe nuk hapej pa u shtypur pulsanti nga pronari.

Kështu tentativa e grabitjes u mbyll brenda 2 sekondash dhe hajduti u kthye dhe dorëzoi telefonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja, Rina Balaj, ka filluar pushimet e saj derisa gjatë…