Hajnat bëjnë kërdi në lokalin e kozmetikës “Aulona”, vjedhin rreth 20 mijë euro para të gatshme

23 mars 2024 | 15:13

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Kështu ka ndodhur edhe të premten, te një lokal në fshatin Shkabaj, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, dy hajna po dyshohen se kanë thyer lokalin e kozmetikës “Aulona SHPK” dhe kanë arritur të vjedhin hiç më pak se rreth 20 mijë euro para të gatshme.

Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, të cilët janë futur brenda lokalit dhe kanë kryer vjedhjen.

Të njëjtat burime thonë se pronari i lokalit ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deponuar si dëshmi edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihen hajnat e maskuar.

Në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e…