Hajnat e flamurit

08 dhjetor 2021 | 12:11

Faton Abdullahu

Ka kohë që LV-ja e ka kuptuar që flamurin kombëtar shqiptar e ka kthyer në logo të veten partiake. Por kjo nuk po e pengon aspak edhe përkundër faktit se ata e kanë kuptuar gjithashtu se grabitja e tillë po e dëmton shumë këtë flamur.

Edhe ditëve të sotme ata e përdorin ekskluzivisht këtë flamur si logo partiake thua se është veç i tyre e jo flamur 500 vjet i lashtë që i takon gjithë shqiptarëve kudo ndodhen dhe pa dallime.

Ndërmjet dëmeve të pandalshme që me këtë përdorim LV-ja po i shkakton flamurit shqiptar dhe përfitimeve partiake duke u shtirë si mbrojtës të tij, LV-ja ka zgjedhur ta përdorë veç për vete, në vend se ta ndihmojë përdorimin e tij prej të gjithëve.

“Ne po e mbrojmë se pa ne do të mbetej krejt Kosova pa flamurin kuq e zi”, kështu mendojnë hajnat e flamurit. Si shumë gjëra të tjera kjo është bindje, por jo fakt, jo e vërtetë.

Kjo është ide korruptive dhe është hajni ideore, politike e kulturore. Kush e kupton këtë, neveritet prej këtij populizmi. Kush e kupton këtë, ju ka qu tugu prej asaj që dje bënë asambleistët e LV-së në kryeqytet.

Hajna të flamurit, mos na e merrni atë që është bebëza e identitetit të krejt shqiptarisë. Edhe diçka, unë jam i PDK-së. A e dini ju se sa e sa atdhetarë e veprimtarë që ishin dhe janë në PDK dhe partitë tjera, për shumë kohë dhe pandalshëm, janë flijuar me dhe për flamurin kuq e zi. A e dini se sa vite burg, sa rrahje, maltretime e diskriminime, kanë pësuar gjithë ata atdhetarë e veprimtarë për këtë flamur.

Ju s’mund t’ia vidhni flamurin se ai është i larë me gjak me gjenerata, për ta valuar sot të lirë.

Askush nuk ka hequr dorë nga flamuri kuq e zi, përveçse në imagjinatçn e juaj korruptive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp përgëzon lojtarët e tij për…