Hajnat në Xërxë vjedhin stoli ari

17 prill 2023 | 09:31

Dy raste të vjedhjes së rëndë kanë ndodhur brenda 45 minutave në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Policia njofton se në të dy rastet hajnat kanë vjedhur stoli ari.

“VJEDHJE E RËNDË,  Fsh. Xërxë, Rahovec 16.04.2023-21:00 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli të ndryshme ari. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

Fsh. Xërxë, Rahovec 16.04.2023-21:45 Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Nxitje e…