Hajnat vjedhin pajisje në vlerë rreth 8 mijë euro të firmës ‘Fidani-Beton’ në Gjakovë

10 korrik 2023 | 16:42

Vjedhjet e shumta në shtëpi e biznese të ndryshme në vendin tonë po shkaktojnë humbje të mëdha, por edhe pasiguri. Në shumicën e rasteve hajnat nuk kapen, pasi arrijnë të ikin pa u zbuluar, raporton Sinjali.

Një rast i tillë që dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë është denoncuar mëngjesin e sotëm nga një punëtor i kompanisë “Fidani-Beton”.

Sinjali mëson se persona ende të paidentifikuar kanë arritur të vjedhin disa pajisje të ndryshme të punës, të cilat kapin vlerën e rreth 8 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në identifikimin dhe kapjen e tyre.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i pyetur nga…