Haki Abazi: Vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje

31 maj 2020 | 15:41

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se qeveria Kurti është më e përkrahura dhe se shefi i tij është më i besuari.

Ai ka thënë se qytetarët e duan ndryshimin e 6 tetorit dhe se frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje.

“Statistikat tregojnë të vërtetën(pikë). Qeveria Kurti është më e përkrahura. Kurti është kryeministri më i besuar. Qytetarët duan ndryshimin e 6 tetorit, jo terrin e regjimit të 20 viteve. Qytetarët e duan të ardhmen e tyre në shtetin e tyre të plotë dhe jo politikanët që shkencën e përdorin vetëm në përllogaritjen e parave që përfitojnë nga krimi ekonomik- ndërtimor, punësimet familjare dhe zaptimi i pronave publike. Përqindje nuk e dinë. Nëse nuk ju besojnë statistikave, shkojmë në zgjedhje e shohim se si janë statistikat. Vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës pasditen e sotme do të…