Hakohet kompania më e madhe e mishit në botë

02 qershor 2021 | 15:01

Kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit ka rënë pre e një sulmi kibernetik të sofistikuar. Rrjetet kompjuterike të JBS në Brazil u hakua dhe disa fabrika në Australi, Kanada dhe SHBA u mbyllën përkohësisht, duke prekur mijëra punëtorë.

Kompania beson se sulmi e ka origjinën nga një grup kriminal me gjasë i vendosur në Rusi. Kjo mund të çojë në mungesa të mishit ose të rrisë çmimet për konsumatorët. Ndërkohë FBI ka nisur hetimet.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se po angazhohet drejtpërdrejt me qeverinë ruse për këtë çështje duke dhënë mesazhin se shtetet përgjegjëse për këtë sulm nuk duhet të strehojnë kriminelë.

Unioni i Bashkuar i Punëtorëve të Ushqimit i cili përfaqëson punonjësit e fabrikës së JBS, i ka kërkuar ndërmarrjes që të sigurojë pagat e punëtorëve.

JBS është furnizuesi më i madh në botë i mishit duke prodhuar viçi, pule dhe mish derri. Ajo u themelua në Brazil në 1953 dhe aktualisht ka më shumë se 150 fabrika në të gjithë botën.

Kompania tani ka më shumë se 150,000 punonjës në të gjithë botën./Klan News/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe…