Drejtuesit e FFK-së vizitojnë Përfaqësuesen U21

02 qershor 2021 | 15:00

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë vizituar sot Përfaqësuesen U21 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

“Dardanët” e rinj tash e disa ditë janë duke u përgatitur për ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2023 kundër Andorrës, e cila zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjatë kësaj vizite kryetari Ademi iu uroi mirëseardhje lojtarëve të rinj që kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Kosovën, si dhe i uroi për një fillim të mbarë të kualifikimeve. Ademi e lavdëroi punën që po bëhet në Përfaqësuesen U21, derisa kërkoi nga të gjithë futbollistët që të punojnë me përkushtim, ngase ata janë e ardhmja Përfaqësueses A. “Dardanët” e rinj nesër do të luajnë ndeshje testuese me Gjilanin, në mënyrë që ta presin sa më të përgatitur sfidën e parë të këtyre kualifikueseve.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës, përkatësisht nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, drejtori…