Halep triumfon në Wimbledon

13 korrik 2019 | 19:14

Tenistja rumune, Simona Halep ka mposhtur amerikanen Serena Williams në finalen e Wimbledonit – duke pamundësuar që Williams të fitojë titullin e 24-të turneve Grand Slam.

Halep 27-vjeçare, mposhti Williamsin me rezultat 6-2, 6-2 në sete, shkruan rel.

Ky është viti i dytë me radhë që Williamsi arrin në finale me shpresën që do ta barazojë rekordin me 24 tituj Grand Slam me tenisten Margaret Court.

Vitin e kaluar, Williams u mposht në finale të Wibledonit nga gjermania Angelique Keber, përpara se të humbte edhe finalen në U.S Open.

Ndërkaq, fitorja e sotme në Wimbledon është titulli i dytë më i madh që ka fituar Halep. Ajo më 2018 fitoi turneun French Open.

Në kategorinë e meshkujve, në finale më 14 korrik, do të përballen zvicerani Roger Federer dhe serbi Novak Gjokoviq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Akil Gjakovës, Driton Kuka, e ka vlerësuar si…