Halil Kastrati mban premtimin, i bën 28 familje me 28 shtëpi

27 nëntor 2018 | 16:59

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditën e flamurit kombëtar, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, do të ndajë 28 palë çelësa, në 28 nëntor, për 28 familjare në nevojë.
Kjo është njëra nga iniciativat më të fuqishme humanitare që pritet të realizohet në historinë e re të Kosovës.

Ndryshe, drejtori i shoqatës, Halil Kastrati në profilin e tij në “Facebook”, ka shpalosur shqiponjën dykrenare të punuar enkas për këtë ngjarje, në krahët e së cilës janë vendosur çelësat që do të pajisen familjet nevojtare.

“Më ndryshe – gëzim i madh për të gjithë ne. Nesër gëzim i veçantë për 28 familje. 28 pale çelësa të varurua në Shqiponjën dy krenare. Urime”, ka shkruar Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar 107-vjetorin…