Haliti: Dështimi i ish-spiunit rus, super lajm për Kosovën
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka quajtur super lajm zgjedhjen e deputeti gjerman Peter Beyer për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe humbjen e ish-spiunit rusi, Aleksey Kondratyev.
Haliti, i cili e ka përcjell nga afër këtë votim, ka falënderuar të gjithë anëtarët e delegacioneve të Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Postimi i plotë i Halitit në “Facebook”:
Një lajm super i mirë për Kosovën!
Dështoi zgjedhja e ish- spiunit rus, Aleksey Kondratyev, raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën.
Raportues për Kosovën është zgjedhur diplomati Peter Bayer i CDU-së së Gjermanisë.
I falënderoj për mbështetje të gjithë anëtarët e delegacioneve të Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Një falënderim i veçantë kam edhe për miqtë e mi, Ervin Bushatin nga Parlamenti i Shqipërisë, Adnan Dibrani nga Parlamenti i Suedisë dhe Mimoza Ahmeti (konsulle e përgjithshme e Kosovës në Starsburg), me të cilët lobuam fuqishëm kundër zgjedhjes së ish- spiunit rus raportues për Kosovën.



