Haliti dhe Kurteshi ‘përplasen’ për mëditjet (Video)

06 qershor 2018 | 13:38

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, janë përplasur sot në Kuvend për mëditjet e deputetëve.

Fillimisht Haliti u ka thënë deputetëve se në orën 15:30 do të bëhet votimi i të gjitha ligjeve të cilat shqyrtohen deri atëherë. Por, ai ka bërë me dije se do të penalizohen me heqje të mëditjeve të gjithë ata deputetë që pa arsye nuk vijnë në seancë për të votuar.

“Dua t’iu paralajmëroj tani që në ora 15:30 është votimi i ligjeve që kemi shqyrtuar në lexim të parë. Kanë kohë të gjithë deputetë kudo që janë të vijnë. Të gjithë deputetët të cilët pa arsye nuk janë për të votuar autorizoj administratën e Kuvendit t’iu hiqen mëditjet. Nuk ka kërkuar parti, këtu ka Kuvend, kush nuk është e ka mëditjen e hequr”, ka thënë Haliti.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili i ka thënë Halitit se kjo që po bënë nuk është në rregull.

Pas kësaj, Haliti ia ka ndërprerë fjalën Kurteshit, derisa ky i fundit ka polemizuar pa mikrofon me nënkryetarin e Kuvendit.

​Haliti dhe Kurteshi i VV-së përplasen për mëditjet

​Xhavit Haliti nga PDK dhe Sami Kurteshi i Vetëvendosjes përplasen për mëditjet

Gepostet von KosovaPress am Mittwoch, 6. Juni 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në…