UEFA rrit shpërblimet, ja sa para fiton Prishtina

06 qershor 2018 | 13:34

550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Evropa Ligë.

Ky është buxheti i UEFA-s për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë, një shumë ndjeshëm më e lartë se ato të akorduara në edicionet e kaluara. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro. Fituesit e çdo grupi do të marrin një bonus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.

Risia e këtij edicioni lidhet me shumën prej 84 milionë eurosh në total që do t’u shpërndahet skuadrave të mëdha me probleme financiare, në bazë të paraqitjeve në 10 vitet e fundit. Vlera 1 e koeficientit është 71 430 euro, pra skuadra më e dobët më ranglistë do të marrë këtë shumë. Kjo do të thotë se skuadra me koeficientin më të lartë, e para nga 48 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve, do të përfitojë 3.42 milionë euro.

Por sa do të përfitojnë ekipet shqiptare?

Prishtina e Vala Superligës, që e nis nga turi paraeliminator, vetëm nga pjesëmarrja përfiton 220 mijë euro dhe nëse bën mrekullinë dhe kualifikohet deri në fazën “play-off”-it, do të përfitonte në total 1.3 milionë euro. Klubet shqiptare, që e nisin në turin e parë kualifikues, deri në “play-off” do të arkëtonin 1 milion e 80 mijë euro. Prishtina, nëse bën të paimagjinueshmen dhe kalon në fazën e grupeve, do të përfitonte në total 3.92 milionë euro (pa marrë në konsideratë shpërblimet për rezultatet pozitive të mundshme në fazën e grupeve). Ndërsa për ekipet e superiores kualifikimi në fazën e grupeve do të vlente 3.7 milionë euro. Për të kuptuar ndryshimin mund të shërbejë kualifikimi i Skënderbeut në fazën e grupeve të Evropa Ligë në vitin 2017, i dyti në histori për klubin jug-lindor. Vitin e kaluar korçarët përfituan rreth 650 mijë euro nga kalimi i tureve kualifikues, shifër që në edicionin e ri do të rritej në vlerën 780 mijë euro. Ndërsa për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, gjatë edicionit që lamë pas Skënderbeu përfitoi 2,6 milionë euro, shifër që tashmë do të rritet në vlerën e 2 milionë e 920 mijë euro.

Turet kualifikuese

Turi paraeliminator                 220.000 euro
Turi i parë kualifikues             240.000 euro
Turi i dytë kualifikues             260.000 euro
Turi i tretë kualifikues             280.000 euro
Faza play-off                    300.000 euro
(Skuadrat që e kalojnë edhe fazën “play-off” nuk e përfitojnë shumën 300 000 euro, pasi marrin shpërblim për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, 2.92 milionë euro)

Faza e grupeve deri në finale

Pjesëmarrja në grupe               2.92 milionë euro
Kualifikimi në fazën e 1/32      1 milion e para dhe 500.000 euro e dyta e grupit
Kualifikimi në fazën e 1/16      1.1 milionë euro
Kualifikimi në çerekfinale         1.5 milionë euro
Kualifikimi në gjysmëfinale     2.4 milionë euro
Kualifikimi në finale                 4.5 milionë euro
Fituesi i Evropa Ligë               4 milionë euro

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa ne afrohemi gjithnjë e më afër fazës finale të…