Haliti: Kërkesës për shfuqizimin e Speciales është e pamundur

20 janar 2018 | 11:06

Nënkryetari i Kuvendit  nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti, ka thënë  se  shfuqizimi i Gjykatës Speciale nga pikëpamja procedurale mund të realizohet vetëm me “Iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës”, dhe jo në formën dhe mënyrën siç është kërkuar.

“Do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutës nëse Kryesia do të lejonte shqyrtimin e iniciativës ligjore të deputetëve nënshkrues të kësaj kërkese”, ka thënë ai.

Sipas tij, ndryshimi ose shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese (neni 162 i Kushtetutës), nga pikëpamja procedurale mund të realizohet vetëm me “Iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës”, dhe jo në formën dhe mënyrën siç është kërkuar.

Shkrimi i tij i plotë i tij në profilin e vet në “Facebook”:

Rreth kërkesës së disa deputetëve për procedimin e Projektligjit për shfuqizimin e Ligjit nr.05/L-053, Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar:

Nga pikëpamja procedurale, kemi të bëjmë me një dispozitë kushtetuese. Shfuqizimi i një dispozite kushtetuese është e pamundur të realizohet në formën dhe mënyrën se si ka kërkuar grupi i deputetëve të cilët e kanë nënshkruar kërkesën.

Ndryshimi ose shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese (neni 162 i Kushtetutës), nga pikëpamja procedurale mund të realizohet vetëm me “Iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës”, dhe jo në formën dhe mënyrën siç është kërkuar.

Është parim i së drejtës ndërkombëtare forma dhe mënyra se si mund të ndryshohet kushtetuta apo dispozitat e veçanta të saj.

Do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutës nëse Kryesia do të lejonte shqyrtimin e iniciativës ligjore të deputetëve nënshkrues të kësaj kërkese.

Kjo iniciativë duhet të refuzohet nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe çështja nuk mund të shkojë më tej. Kjo dispozitë kushtetuese i jep të drejtë Kryesisë që ta bllokojë iniciativën e deputetëve apo edhe të Qeverisë në mënyrë fare të thjesht proceduralisht, duke mos e futur fare në shqyrtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandër Vuqiç me eskortën e tij, ka hyrë…