Haliti në mbështetje të aksionit për ndezjen e qirinjve për viktimat e gjenocidit

13 janar 2021 | 22:07

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më 17 maj 2019 Rezolutën për Gjenocidin Serb të kryer në Kosovë.

Përmes kësaj rezolute, 15 janari është shpallur si Ditë e Gjenocidit.

Në nderim të viktimave të gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, u ka bërë ftesë shqiptarëve kado që janë që më 15 janar, duke filluar nga ora 20:00, të ndezin nga një qiri në ballkonet ose dritaret e shtëpive dhe banesave.

Në shenjë solidarizimi me këtë akt përkujtimor, Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK-së, e ka vendosur në profilin e vet ftesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” për ndezjen e qirinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të Nismës Socialdemokrate kanë mbajtur sot takime mobilizuese për…