Haliti për mosardhjen e Cholletit në Kosovë: Është një paralajmërim për qeverinë

01 gusht 2023 | 13:08

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur lidhur me shtyrjen e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan, Derek Chollet në Kosovë.

Ai e ka cilësuar këtë shtyrje si një paralajmërim ndaj Qeverisë e Kosovës.

Haliti ka thënë se kryeministri Kurti është duke thelluar mosmarrëveshjen me perëndimin.

“Me sa di unë, Kosovës i janë vënë masa ndëshkuese nga BE, dhe po ashtu besoj që edhe nga ShBA-ja. Mesazhi i të gjithë zyrtarëve shtetërorë të ShBA-së për Qeverinë e Kosovës, vjen përmes ambasadorit të ShBA-së dhe linjave përkatëse në ambasadë. Qeveria e Kosovës, respektivisht kryeministri, me kryeneçësinë e tij po rrezikon thellimin e mosmarrëveshjeve me Perëndimin. Nuk e kam besuar kurrë që një qeveri e Kosovës do t’i kundërvihej këshillave prindërore që vijnë nga Perëndimi”, ka thënë ai për gazetën “Blic”.

Sipas tij, kjo lëvizje nga vendet e huaja është një paralajmërim për Kosovën.

“Mendoj dhe besoj që Kosova në asnjë rast nuk duhet të bëhet e padëgjueshme, por duhet të zbatojë çdo këshillë e propozim që vjen nga ShBA-ja. Në këtë rast, mendoj që mosardhja e zotit Derek Chollet për t’u takuar me institucionet e Kosovës, e në veçanti me kryeministrin, është një paralajmërim për qeverinë. Mesazhi sipas meje është: zbatoni marrëveshjet që keni nënshkruar, zbatoni zotimet e Ohrit, zbatoni propozimin trepikësh”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xheladin Mjeku Avdush Canaj, “Edhe ëndrrat në pranga, (lirika nga…