Halleri, transferi rekord i West Hamit  

17 korrik 2019 | 16:49

West Ham United ka thyer rekordin e transfertës më të shtrenjtë në historinë e klubit, duke paguar 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Sebastien Haller.

Francezi luante prej dy vitesh me skuadrën gjermane. Ekipi londinez ka prezantuar me anë të një video në rrjetet sociale fanellën e tretë dhe blerjen rekord të klubit.

Haller spikati gjatë dy sezoneve të tij në Bundesligë, ku në 60 ndeshje shënoi 24 gola e shërbeu 13 asistime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot…