Veseli takon kryetaren e kongresit amerikan

17 korrik 2019 | 16:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, nga e cila ka kërkuara mbështetje për proceset nëpër të cilat po kalon  Kosova.

Në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar se Pelosi është zotuar se mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë ashtu siç ka qenë historikisht deri më tani.

“Në një takim shumë të veçantë pata nderin dhe kënaqësinë që të bisedoj me Kryetaren e Kongresit Amerikan, zonjën e nderuar Nancy Pelosi. E falënderova për mbështetjen e saj, të Kongresit Amerikan dhe ShBA-ve në të gjitha proceset që kemi kaluar deri tani. Po ashtu kërkova të njëjtin përkushtim dhe të njëjtën mbështetje për proceset nëpër të cilat po kalojmë sot dhe për ato që na presin në të ardhmen. Mbi të gjitha, mbështetja për Ushtrinë tonë dhe për Iniciativën për dënimin e gjenocidit serb dhe krimeve e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë. Zonja Pelosi u zotua se mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë ashtu siç ka qenë historikisht deri më tani”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të mërkurën në…