Ministri Tahiri: Shkeljet e të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet

17 korrik 2019 | 16:33

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të mërkurën në takim ambasadoren e Holandës për të Drejtat e Njeriut, Marriet Schuurman, me të cilën  ka diskutuar rreth mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ministri Tahiri e ka njoftuar ambasadoren Schuurman rreth reformave në sistemin e drejtësisë me qëllim të forcimit të të drejtave fondamentale dhe parandalimit e luftimit të gjitha formave të diskriminimit.

Ai ka theksuar se është finalizuar Kodi Civil i cili reflekton frymën liberale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa janë në proces edhe disa masa të tjera të cilat do të avancojnë dhe forcojnë të drejtat e njeriut.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur se ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të gjitha rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut të trajtohen me prioritet si dhe është zotuar se do të mbetet i përkushtuar në zbatimin efektiv të legjislacionit.

Nga ana tjetër ambasadorja Schuurman ka thënë se është njoftuar me reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë dhe ka vlerësuar angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në përgatitjen e një numri të ligjeve që janë miratuar së fundmi.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në Kosovë, do të organizohet një…