Halloween 2022 | Të frikshëm dhe seksi, si u maskuan VIP-at shqiptarë? | Foto

30 tetor 2022 | 19:20

Halloween është një festë e cila bën bashkë shumë njerëz në mbarë botën, në festa të frikshme.

Të gjithë zgjedhin të maskohen, disa zgjedhin të vishen si personazhet e tyre të preferuar, e disa të tjerë preferojnë të maskohen në një mënyrë mjaft të frikshme.

Por si janë maskuar VIP-at shqiptarë këtë vit?

Elvana Gjata ka zgjedhur që të vishet si këngëtarja nga Kosova Gili. Këtë look që ju e shikoni më poshtë Gili e ka veshur vite më parë.

Bora Zemani është bërë si personazhi i saj i dashur “Elvira”. Një vajzë delikate dhe me një pamje të dëlirë. Si rrallë herë shohim moderatoren me flokë bjonde, të cilat i shkojnë shumë si dhe me sy ngjyrë të hapur.

Trejsi Sejdini ka zgjedhur që të vishet si ikona Pamela Andërson. Ajo është shfaqur mjaft provokuese, nën një ndriçim të errët. Por si gjithmonë mjaft tërheqëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit thonë se të parit filma horror mund të lehtësojnë…