Hamasi lëshon raketa kundër Izraelit në minutat e parë të Vitit të Ri

01 janar 2024 | 08:15

Izraeli ka kapur të paktën 12 raketa të lëshuara nga Gaza vetëm disa minuta në fillim të vitit 2024, sipas një ekipi të CNN në Tel Aviv që dëshmoi sulmin.

Sirenat u dëgjuan në rajonet jugore dhe qendrore të Izraelit, transmeton Klankosova.tv.

Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, publikuan një deklaratë duke pretenduar se kishin bombarduar Tel Avivin me një breshëri raketash “M90” në mesnatë.

“Viti i ri, i njëjti terrorizëm i Hamasit. Derisa 129 izraelitë mbahen ende robër nga Hamasi në Gaza, Hamasi vendosi gjithashtu të fillojë vitin 2024 duke lëshuar një breshëri raketash në Izrael. Nuk ka “Gëzuar” Vitin e Ri derisa ata të jenë të gjithë në shtëpi,” tha IDF-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë një grup që përbëjnë vetëm 5 % të një…