‘Hamasi nuk përfaqëson palestinezët’, Blinkeni: Hamasi kërkon të shkatërrojë Izraelin

12 tetor 2023 | 14:03

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Hamasi nuk përfaqëson palestinezët.

Deklaratën, Blinkeni e ka dhënë gjatë një konference të përbashkët për medie me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.

Blinkeni është shprehur se Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin.

Ndër të tjera, Blinkeni ka nënvizuar se kushdo që ka kryer krime, kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet.

“Evropa, Azia, Afrika, kontinenti amerikan, asnjë rajon nuk ka shpëtuar nga Hamasi. Kushdo që kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson njerëzit palestinezë, apo edhe shpresat e tyre për të vijuar me masa të njëjta me liri, mundësi, dinjitet. Hamasi, në vend që të promovojë mirëqenien e popullit të tij, qeverisë, me terror, sulmon me raketa. E dimë që Hamasi nuk i ka kryer krimet barbare duke pasur mendjen te njerëzit e Palestinës. Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin, asnjë vend nuk mundet apo duhet të tolerojë vrasjen barbare të qytetarëve. Izraeli ka të drejtë që të mbrojë veten e tij. Dënojmë vrasjen e çdo qytetari. Tragjikisht, numri i jetëve të pafajshme, si pasojë e sulmeve të Hamasit. Mes tyre, ne e dimë tashmë që 25 shtetas amerikanë janë vrarë. I bashkohemi familjeve në Izrael, në ShBA, për vuajtjen, për vrasjen e tyre”, ka thënë Blinkeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bologna është klubi që ka treguar interesim për transferimin e…