Krasniqi në janar mund të luajë në Serie A

12 tetor 2023 | 13:57

Bologna është klubi që ka treguar interesim për transferimin e Ermal Krasniqit nga skuadra rumune, CFR Cluj. Kështu ka raportuar gazeta rumune “Prosport”.

Sipas asaj që është raportuar aktualisht janë duke u diskutuar detajet monetare, ku skuadra rumune e llogaritë Krasniqin në vlerë prej pesë milionë euro dhe lëvizja e mundshme mund të bëhet në afatin kalimtar të janarit.

Rumunët mund të propozojnë që italianët ta marrin Krasniqin në huazim për gjashtë muaj, për një milion euro dhe pjesën tjetër të shumës së transferimit ta paguajnë në verën e vitit të ardhshëm. Aktualisht Bologna gjendet në pozitën e njëmbëdhjetë në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet SH.SHALA - BAJGORA Shtylla kurrizore si ndërtim anatomik, për…