Hamide Gjinofci-Kukaj, nëna që lindi e dha heronj, kurrë nuk vdes

15 prill 2021 | 17:04

Shkruan: Afrim Mustafa, ish-reporter dhe veteran i luftërave të UÇK-së

Më datën 12 prill 2021 është ndarë nga jeta nëna heroinë dhe e veçantë, Hamide Gjinovci-Kukaj nga Tërsteniku i Drenasit, e cila i dha gjak, flakë dhe liri këtij atdheu dhe kësaj toke, të larë me gjak për qindra e mijëra vjet. Nënëloke, Hamide, e lindur dhe e rritur në Makermalin e maleve të djepave të lirisë e të Pavarësisë së Kosovës, në Drenicën e etnoqëndresës gjithëkombëtare,u rrit dhe u edukua në familjen e nderuar, Gjinovci, e cila gjithmonë ishte kundërshtare dhe kundërshtuese e përgjithmonshme e regjimeve sllavo-titiste .
Hamidja u martua me Rrustem Kukajn, nga Tersteniku, një atdhetar dhe anëtar i një familjeje atdhetare dhe çlirimtare për liri e për pavarësi. Bija e Gjinovcëve të Makermalit, vajza e Muhamet Gjinovcit,i cili ishte luftëtar i Brigadës së Shaban Polluzhës, lindi pesë fëmijë: Bukurinë, Lirinë,Ragipin, Hakifin dhe Fitushin, të cilëve u dha rritë dhe edukatë të mirëfilltë njerëzore e atdhetare…
Fëmija i pestë i nënëlokes, Hamide, Fitush Rrustem Kukaj ishte njëri nga luftëtarët më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili luftoi dhe u flijua për lirinë dhe dritën e Kosovës.
Fitushi bie heroikisht më 18 maj të vitit 1999 në Kosharen e krenarisë dhe të Lavdisë Kombëtare, e që është njëra nga epopetë më të lavdishme të UÇK-së…
Bashkë me Fitushin, bie edhe nipi i nënës Hamide, Burim Ajet Grejçevci, nga Prishtina, duke jetuar përgjithmonë në zemrat tona … Nënloke, Gjinovci- Kukaj,Ti që linde trima, heronj e dëshmorë, kurrë nuk vdes…Zemra, shpirti dhe vepra Yte janë nder dhe vlerë për lirinë dhe për Pavarësinë e Republikës së Kosovës …
Lavdi, Nderime dhe krenari për Ty ….

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Osman Dembele, ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën…