Hamilton: Botërori i kaluar u manipulua në garën e fundit

16 nëntor 2022 | 13:55

Këtë fundjavë do të zhvillohet në pistën e Yas Marina gara e fundit sezonale e botërorit të Formula 1. Një pistë ku vitin e kaluar u vendos fati i titullit kampion për pilotë, me Max Verstappen që parakaloi Lewis Hamilton në xhiron e fundit mes shumë polemikave pas vendimeve të komisarëve të garës.

Piloti britanik, shtatë herë kampion bote, nuk e ka harruar atë ditë të mallkuar për të, ku iu hoq fitorja nga duart pak kilometra nga finishi. “Botërori i kaluar ishte i manipuluar. Dikush vendosi që kampion bote duhej të ishte Max Verstappen dhe ashtu ndodhi në pistë”, u shpreh Hamilton nga Abu Dhabi.

Duke bërë një krahasim mes titullit të fituar prej tij në vitin 2008, në Brazil, kur Toyota e Timo Glock vendosi gjithçka në dëm të Felipe Massa, piloti britanik tha: “Ai botëror nuk u manipulua. Ato dy ngjarje nuk mund të krahasohen edhe pse në të dyja rastet titulli u vendos në xhiron e fundit, ku njëri pilot u zhgënjye. Por botërori 2008 nuk u manipulua, ndërsa ai vjet po. Vjet titulli u vendos nga të tjerët, nga komisarët e garës, që morën vendime absurde dhe kundër rregullores në xhiron e fundit. Ndaj them se vjet titulli u manipulua”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy…