Hamilton: Fitova me fat

02 maj 2018 | 12:11

Pas tri zhgënjimesh në tri garat e para sezonale të Formulës 1, Lewis Hamiltoni është bekuar nga Zoti në garën e zhvilluar ditën e diel në Baku, ku arriti të triumfojë në një pistë ku gjithnjë ishte renditur i pesti.

“Nuk besoja se do ta fitoja këtë garë. Ishte një garë emocionuese dhe skuadra bëri një punë fantastike”, ka thënë Hamiltoni, duke shtuar: “Valtteri e meritonte triumfin dhe e kuptoj keqardhjen e tij. Ai bëri një garë fantastike, ashtu si edhe Vetteli, ndaj nuk e prisja këtë fitore. Vërtet që nuk hoqa dorë asnjë moment, por kjo është Formula 1, që dhuron emocione deri në fund”. Falë këtij triumfi, Hamiltoni ka marrë kreun e renditjes së përgjithshme të Formulës 1, duke lënë pas pikërisht Vettelin. Pavarësisht prej kësaj, piloti britanik shprehet se Mercedesi është ende pas Ferrarit dhe se në Azerbajxhan fitoi prej fatit. “Ende nuk jemi aty ku duhet dhe ishte fati apo ndërhyrja e makinës së sigurisë ajo që ndryshoi rrjedhën e garës. Duhet punë për të qenë më të shpejtë se rivalët, pasi edhe Red Bulli është përmirësuar ndjeshëm”, ka deklaruar Hamiltoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportit të fundit të OECD ‘Konkurueshmëria në Evropën Juglindore’,…