Hamilton “tradhton” Mercedesin

20 dhjetor 2017 | 11:13

Lewis Hamilton po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij në Formula 1 me Mercedesin, por kampioni britanik e tradhton markën gjermane me rivalin e saj kur nuk është në punë.

32-vjeçari është zbuluar nga aktori King Bach, emri i vërtetë i të cilit është Andrew B. Bachelo, i cili postoi në “Instagram” një video të Hamiltonit që qëndron pranë një Ferrari LaFerrari.

Për të vërtetuar që makina është e kampionit të Formula 1, King Bach afron celularin në brendësi të supermakinës, ku lexohet emri i britanikut. LaFerrari ekzistojnë vetëm 499 modele, që kushtojnë rreth 1.5 milionë euro secila. Pronarë të tjerë të famshëm të kësaj makine janë shefi Gordon Ramsey dhe këngëtari Justin Bieber.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë betimin…