Hamiltoni: Kur Alonso të tërhiqet, unë do të jem ende në pistë

17 gusht 2022 | 17:02

Nga botërori i Formulës 1 do të largohet në fund të këtij sezoni një ikonë e këtij sporti, Sebastian Vetteli, katër herë kampion bote.

Ndërkohë që, në pistë janë ende dy veteranë të këtij sporti, spanjolli Fernando Alonso (2 tituj) e britaniku Lewis Hamilton (7 tituj). Alonso ka konfirmuar qëndrimin, teksa do të zërë pikërisht vendin e Vettelit tek Aston Martini, ndërsa Hamiltoni ka ende edhe një vit kontratë me Mercedesin. Gjithsesi, britaniku mendon se do të jetë në këtë sport më gjatë se spanjolli.

“Kur Alonso të tërhiqet, unë do të jem ende në pistë dhe do të jem piloti më i vjetër në garë. Për sa kohë jam kompetitiv do të garoj, pasi argëtohem. Po përpiqemi ta bëjmë këtë makinë sa më të shpejtë këtë sezon”, ka thënë Hamiltoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbje e rëndë për kundërshtaren e Donald Trumpit, Liz Cheney:…