Hamiltoni tregon sekretin e suksesit te Mercedesit

26 shtator 2018 | 12:26

Vetëm një makinë e shpejtë dhe një strategji e mirë nuk mjaftojnë për ta fituar garën dhe titullin kampion në Formula 1.

I bindur për këtë është piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamiltoni, që shprehet se marrëdhënia e shkëlqyer që ekziston mes të gjithëve te makina gjermane është sekreti i fitores së “shigjetave të argjendta” në pistë gjatë viteve të fundit.

Një motor i fuqishëm, dy pilotë të jashtëzakonshëm dhe një staf drejtues i aftë i është bashkuar dhe një grup inxhinierësh e mekanikësh që bëjnë më së miri detyrën e tyre, duke krijuar një skuadër të përkryer. “Të gjithë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të bërë të mundur që makina që pilotojmë unë e Bottas të jetë e shpejtë. Të gjithë besojmë te njëri-tjetri”, ka thënë Hamiltoni.

“Ata kanë besim të plotë tek unë dhe unë tek ata. Ata e dinë se çfarë makine dua unë dhe bëjnë maksimumin për ta realizuar atë. Kjo ndodh në çdo garë, ndaj dhe unë arrij të jem i shpejtë dhe të fitoj. Duhet që këtë mentalitet ta ruajmë gjithnjë, duke punuar fort. Unë kam besim te kjo skuadër, jemi të bashkuar dhe ky është sekreti ynë”, u shpreh Lewis Hamiltoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedimet për ndryshime të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë…