Hamiltoni triumfon në Austri, pilotët e Ferrarit përplasen mes vete

12 korrik 2020 | 17:26

Lewis Hamiltoni, kampioni në fuqi i Formulës 1, ka dominuar në garën e dytë të këtij sezoni, e cila është zhvilluar sërish në Austri.

Britaniku ka marrë “pole position” të shtunën, në provat të cilat janë realizuar në shi, ndërsa në garën e së dielës 35-vjeçari nuk pati kundërshtar, duke siguruar fitoren e 85-të në karrierën e tij brilante në Formula 1.

Ndërkohë, fituesi i garës së parë të këtij sezoni, piloti tjetër i Mercedesit, Bottas, arriti i dyti në finish, ndërsa podiumi u plotësua nga Max Verstappen. Një zhgënjim total ishin dy pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel në këtë garë, të cilët u përplasën të dy që në fillim, duke e mbyllur këtë garë ende pa nisur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistja e Përfaqësues së Kosovës, Veronika Kastrati, ka bërë hap…